Moderatorja shumë e dashur për publikun, Alketa Vejsiu prej disa ditësh ndodhet në Turqi. Alketa ka treguar se kjo është hera e parë që shkon në Turqi për pushime verore dhe nga atje ka postuar foto e video që kanë tërhequr shumë vëmendjen.
Në videon e fundit moderatorja shfaqet e veshur me një fustan elegant jeshil, tipik veror, me kapele kashte dhe zbathur. Alketa ecën për pak pranë pishinës dhe papritur hidhet në të duke qeshur.
“Kurrë mos e merrni jetën shumë seriozisht”, është mesazhi që Alketa i përcjell fansave me këtë video.
Alketa do të rikthehet në shtator për sezonin e ri televiziv të cilin do e startojë me spektaklin “Dance with me”.