Alfred Cako habit te gjithe me deklaraten e forte: Ç’janë ata budallenj që shkojnë te bëjnë tamponin..

“Mos bëni tampona! Shqipëria bën rreth 600 tampona në ditë. Çfarë janë ata budallenj që shkojnë bëjnë tampona? Përse bëjnë tampona?

Që t’ju fusin virusin në hundë dhe të sëmuren. Ato tampona janë me një përqindje të madhe të infektuar dhe synojnë që me ata njerëz të përhapin virusin tek të tjerët.

Të sëmuren të gjithë njerëzit dhe ata t’i detyrojnë pastaj që njerëzit të shkojnë me qejf ta bëjnë vaksinën.

Mos shkoni njerëz të bëni tampona, mos shkoni për gjërat më të vogla në spital!

Përpiquni të kuroheni me ato që iu kanë treguar gjyshet edhe gjyshërit tanë. Trupi i njeriut ka aftësi të krijojë imunitet”, u shpreh Cako në një intervistë për “JOQ”.

Gjithashtu, botuesi i njohur theksoi se “plandemia është organizuar me qëllim që të hiqet 30% e popullsisë së bardhë dhe pjesa që ngelet të jetë e kontrolluar”:

“Pse ndodh kjo? Sepse në tokë ka një luftë racash për të kontrolluar tokën, por në këto raca nuk janë vetëm njerëzit e sipërfaqes së tokës, por ka edhe nga lart edhe nga poshtë.

Njerëzit tonë nuk e kuptojnë dhe iu duken qesharake!

Njerëzimi ka ardhur në një luftë jashtëzakonisht të madhe që po zhvillohet për kontrollin e tokës.

Ka një plan të Klubit të Romës i cili do reduktojë popullsinë botërore, sidomos racën e bardhë.

Për shembull, Shtetet e Bashkuara që janë 330 milion banorë do të bëhen 100 milion banorë.

100 milion banorë duan ta lënë Amerikën, për 5 vjet.

Britania është 68 milion banorë, duan ta lënë 10 milion banorë dhe kryesisht duan të eliminojnë racën e bardhë.

Gjermania është 87 milion banorë, duan ta lënë 13 milion banorë.

Australia është 23 milion banorë, duan ta lënë 15 milion banorë.

Këto i keni edhe në faqet e OBSH-së e cila thotë që kjo popullsi do bjeri për shkak të mplakjes. Kjo nuk do bjerë për shkak të mplakjes, kjo do bjerë për shkak të vaksinës e cila do eliminojë shumë njerëz vit pas viti dhe nuk do jetë vrastare për të gjithë përnjëherë.

Kam thënë që do krijohet një plandemi, pra do hidhet një virus artificial.

Shenja e dytë është maska, që ne na ndalohet të flasim me njëri-tjetrin dhe të komunikojmë.

Shenja e tretë do të jetë vaksina inteligjente e cila mund të shkakojë sëmundje të ndryshme, për shembull kë të kapë, mund t’i shkaktojë leuçemi, kë të kapë mund t’i shkaktojë alzheimer, ekzema të rënda, etj.

Do t’i bëjë njerëzit apatikë që ata të mos kenë fuqi reaguese, kreativitet dhe impulsivitet… të jenë një racë e fjetur, pak a shumë si raca e lepujve, të jenë të urtë që ata t’i komandojnë, dhe kur të vijë faza e fundit është microchip-i.

Vaksina është me nanoteknologji e cila nëpërmjet rrjetit 5 G mund të induktojë në trupin tonë sëmundje sipas preferencave që ata kanë për çdo njeri.

A duhet besuar nje njeri i till????