Mesa duket asgje nuk e ndalka Virusin Covid-19 dhe Italia ka nje rikthim vale tashme ne Veneto.
Guvernatori i Venetos Luca Zaia ka thene “Po hedhim ne plehra 4 muaj masash” pasi indeksi qe mat koronavirusin ka shkuar nga 0.43 ne 1.63 dhe po shfaqen vatra te reja cdo dite.
Ky rajon edhe me pare ishte me i prekuri ne Itali nga koronavirusi dhe pandemia e ka mberthyer tani ne zonen e Vicences.
Atje mesohet se 90 persona po mbahen nen hetim epidemiologjik sepse nje sipermarres ishte kthyer nga Serbia ku sipas te dhenave kane qene ne kontakt me disa kolege midis te cileve njeri kishte dale i infektuar.
Nderkaq ne 25 qershor personi ishte rikthyer ne Itali ku me tej kishte qene edhe ne dy evenimente, cka ben qe numri i kontakteve te te infektuarve te rritet ndjeshem.