Rikthehet transporti publik në Tiranë por ja cfare ndodh brenda me pasagjeret

Filloi diten e sotme urbani ne kyeqytet dhe pas me shume se 4 muaj bashkia e Tiranës arriti dakortësin me shoqatën e transportit qytetas për të paktën një pikë.

Eshtë venë re se jo gjithmonë zbatohet distancimi social në urban, pasi ka pasur dyndje pasagjerësh dhe ulja e tyre nuk është bërë diagonal siç e parashikonte protokolli i sigurisë dhe ne duhet te jemi te kujdesshem ne ruajtjen e distancimit social.

Eshtë vënë re se nuk është respektuar përdorimi i maskave nga të gjithë pasagjerët, dhe gjithashtu është vënë re se një pjesë e madhe e pasagjerëve nuk kanë qenë të pajisur me doreza.

Ndërkohë mësohet se gjatë muajit korrik nuk do të ketë abone, aplikimi i tyre do të vijojë në muajin gusht.

Në rast të shkeljes së rregullave të distancimit social, gjobën e paguan pasagjeri ndaj duhet kujdes.