Ajo nuk del kurre ne publik! Historia e pazakontë e Blendi Fevziut me gruan e tij:Si e humba 11 vjet…(Foto)

Blendi Fevziu i është përgjigjur ‘100 pyetjeve’ mbi profesionin e tij si gazetar, por nuk kanë munguar edhe pyetjet për jetën e tij private pershkak se ai eshte nje personazh shume i njohur dhe te gjithe duan te dine rreth jetes se tij private.

Ai tregon dhe për bashkëshorten e tij, Ines si dhe për dy vajzat e tij.

Fevziu ka thene se bashkeshprtja e tij Ines ka zgjedhur që të ruaj një profil të ulët publik dhe sipas gazetarit kjo është një nga arsyet se përse marrëdhënia e tyre ka funksionuar gjithë këto vite.

Blendi Fevziu më pas është pyetur dhe për historinë e tyre të dashurisë, e cila rezultoi të jetë një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.

“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar ai.