Agron Llakaj ka thene se ai dhe bashkëshortja e tij, Konstandina, kanë fituar betejën me Covid-19.Dhe ky eshte nje lajm i mire pasi shikohet qe shume te infektuar po sherohen.
Në një postim në Instagram, ai ka treguar se për 20 ditë ata kanë qenë të infektuar dhe tashmë kanë marrë përgjigjen se janë “negativ”.
“Te dashur miq! Me ne fund, pas nje beteje relativisht te moderuar me Covid 19, pas rreth 20 ditesh, ime shoqe Kostandina dhe une morem pergjigjen ‘negativ’ te tamponit. Ne ja dolem, me qetesi dhe pa panik…
Ne mbeshtetje te njeri tjetrit por me kujdesin absolut dhe te vajzes tone Alkida, qe nuk mori parasysh rriskun per vete por na sherbeu deri ne momentin e kapercimit te situates. ‘Kush ka vajza, boten ka’ thote kenga.”, ka shkruar Llakaj në postimin e tij.