Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” konfirmon 10 fluturime te reja

Tirana International Airport ka njoftuar se janë 10 fluturime të konfirmuara për ditën e shtunë dhe ky eshte nje lajm i mire dhe udhetimet kryen ne kushte te rrepta sigurie ndaj duhet te jeni te kujdesshem qe te mos infektoheni me koronavirus .

Sipas TIA-s janë konfirmuar fluturimet në linjat Tiranë – Milano dhe kthim dhe Tiranë – Bolonja dhe kthim.

Linjat Tiranë – Vjenë dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Piza dhe kthim, Tiranë – Budapest dhe kthim, si dhe Tiranë-Londër (Luton) dhe kthim.

Linjën Tiranë -Stamboll dhe kthim dhe me “Air Serbia” në linjën Tiranë – Beograd dhe kthim.

Ndërkohë filloi fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Hamburgut, një destinacion ky shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani.

“Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e Bashkimit Europian. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian”, bën të ditur TIA.