A do te kete serisht karantine ne vendin tone pasi shikohet se numri i te infektuarv eshte ne rritje.
Skënder Brataj shpjegoin se koronavirusi ka pësuar mutacione që prej muajve mars, prill dhe maj dhe tashmë shfaqet me simptoma të ndryshme.
“Në verë virusi humbi shumë veti por në temperatura të ulëta ai mbijeton më kollaj. Virulenca me gripin bashkë kthehen në një problem më të madh. Format më të lehta janë temperatura, humbja e shijes. Këto shenja nuk ishin në muajt mars, prill, maj. Virusi ka pësuar mutacion.
Njerëzit që po preken më shumë në spital janë mosha e mesme sepse mosha e tretë po mbrohet. I terrorizuam moshat e treta dhe e respektuan. Masat dhe mënyra e sjelljes janë të gjitha bashkë. Përhapja e infeksionit është njësoj por simptomat kanë ndryshuar”, tha Brataj.
“Në këtë moment nuk rrezikojmë mbylljen, me këto numra, por na rrezikohen kufizime të tjera”, u shpreh Brataj.
Ndaj tregohuni vigjilent ruani veten tuaj dhe familjen tuaj.