Ekspertet kane treguar se infektimi per here te dyte nga koronavirusi eshte i mundur por ajo qe dihet eshte se sa shpesh kjo mund te ndodhi.
Nje rast i studiuar nga ekspertet ishte nje 33 vjecar ne Hong Kong qe u prek nga koronavirusi per here te dyte, teksa kishte simptoma te lehta heren e pare dhe asnje simptome heren e dyte, e ndaj ata sugjeruan se sistemi i tij imunitar mund t’i ketë siguruar një lloj mbrojtje kundër sëmundjes së rrezikshme edhe pse nuk mundi ta parandalonte infektimin sërish gje per te cilen ai edhe vete e mori vesh ne aeroport.
Por gjithsesi edhe nëse njerezit mund te preken sërish nga koronavirusi, OBSh thotë se gjasat janë që kjo të mos ndodhë rregullisht. Ekspertët e shëndetit publik thonë se në përgjithësi ata besojnë se njerëzit që e kanë kaluar një herë sëmundjen, mund të fitojnë imunitet ndaj një infeksioni të ri me koronavirus. Por ata nuk e dinë se sa mbrojtje mund të sigurojë kjo gjë dhe deri kur mund të zgjasë.
Por me tej ekpsertet shtojne se nese imuniteti humbet efektivitetin kjo gje mund te perbeje nje problem per vaksinat e madje ne raste te tilla do te duheshin vaksina perforcuese.
Nje tjeter paqartesi eshte se nese ata qe infektohen per here te dyte a jane perhapes te virusit serish. Kjo eshte arsyeja pse shkencetaret vazhdojne te thone se njerezit duhet te mbajne maska e te mbajne distancen dhe higjienen e duhur.