A jeni ber gati për pushime? Ja shtetet ku mund të udhëtoni nga data 1 qershori

Nga 1 qershori shqiperi do te jete nje vend i hapur ku do pres turist apo kushdo qe te shkoj jashte per pushime tashme eshte nje vend i hapur.

Por dhe shume shtete evropiane kane hapur doganet e tyre per te ardhur turistet dhe per te kaluar pushime por kjo fillon pas 15 qershorit

Greqia Kufijtë e Greqisë pritet të hapen më 15 qershor dhe ky eshte nje lajm i mir per shqiptaret se do te udhetojne lirshem.

Hungaria

Kufijtë me Rumaninë janë të hapura, ndërsa nga e mërkura do të hapen kufijtë me Sllovakinë, Çekinë, por me disa kufizime.

Italia ka planifikuar të rihapë kufijtë me BE më 3 qershor dhe ky eshte nje lajm i mire.

Holanda -Kufijtë janë të hapur për personat që udhëtojnë nga zona e Schengenit.

Rumania ka rihapur kufijtë me Hungarinë, ndersa Sllovenia ka rihapur kufijtë për qytetarët e BE në 15 maj. Kryeministri Janez Jansa ka deklaruar se vendi ka “situatën më të mirë klinike në Europë”.

Austria ka mbyllur kufijtë tokësor me Gjermaninë, Italinë, Zvicrën, Lihtenshtejnin, Sllovakinë dhe Republikën Çeke. Vjena ka planifikuar që të rihapë kufijtë me Gjermaninë më 15 qershor.

Kancelari Sebastian Kurz u shpreh se ndihet optimist që do të ketë një mirëkuptim të përbashkët me vendet e tjera fqinje në javën e ardhshme. Për personat që do të mbërrijnë në Austri do të duhet një certifikatë mjekësore e cila duhet të vërtetojë se pasagjeri nuk është mbartës i Covid-19, por jo më e vjetër se 4 ditë.

Gjermania.Udhëtarët do të duhet të kenë një arsye të vlefshme për të hyrë në Gjermani, megjithatë kufizimet në kufi janë lehtësuar. Kontrollet në pikat kufitare me Austrinë, Zvicrën, Francën dhe Danimarkën si dhe pasagjerët e ardhur nga Italia dhe Spanja do të qëndrojnë në fuqi deri më 15 qershor.

Zvicra.Masat kufizuese kanë hyrë në fuqi më 13 mars, por vendi do të hapë kufijtë me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën më 15 qershor, në varësi të situatës. Kufizimet me Italinë do të qëndrojnë në fuqi deri në një lajmërim të dytë.

Personat që kërkojnë të hyjnë në Zvicër, por pa dokumentacion të rregullt qëndrimi ose pune, nuk do t’iu lejohet hyrja. Autoritetet zvicerane nuk kanë kërkuar vetëizolim për personat që hyjnë në vend, por udhëtarët do të duhet të zbatojnë rregullat e higjienës dhe distancimit social.