A do te vendoset karantina? Reagon kryeministri Rama

Gjate kesaj te marte ne nje deklarate qe Rama dha u pyet mbi pandemine dhe per masat e marra deri me tani, se si do te funksionoje dhe a ka mundesi te kete ndonje izolim tjeter?

Por kryeministri nuk e ka mohuar dhe tha se asgje nuk eshte jashte parashikimeve, numrat ne rritje dhe madje eshte gati edhe strategjia e vjeshte-dimrit. Mirepo sic ka thene Manastirliu ka nje rrezik te madh per valen e dyte pasi duket se situata e perballjes eshte marre lehte meqe ne fillim dukej se gjerat po shkonin drejt normalitetit.

Ai tha: ‘Ne po bejme gjithcka dhe askush tjeter askush nuk po ben me shume’.

Ndersa ne vazhdim u fol edhe per testet e kryera cdo dite e per akuzat e opozites.

“Është pjesë e fatkeqësisë që një parti që pretendon të bëhet shumicë përsërit çdo ditë që spitalet janë në kolaps, përsërit çdo ditë që nuk bëhen teste. Kam pas një bisedë shteruese me ekspertët e komitetit dhe është e nevojshme që të mësohet se ne nuk i numërojmë testet që bëhen në privat, përveçse pozitive. Kjo përfshihet në statistikat e përditësuara. Numri i testeve të përditshme është vetëm ai i testeve të bëra në institucionet publike dhe ne nuk kemi teste të shpejta, jo se nuk i gjenim dot, por është parë e arsyeshme që të testohet vetëm me PCR. Testet e shpejta do të hyjnë së shpejti në proces”, tha Rama.