Sipas Agjencisë Meteorologjike të Athinës, janë të gjitha gjasat që në Mesdhe të formohet një Uragan, i cili të përshkojë të gjithë zonën detare deri në jug të detit Jon.
Mediat turke theksojnë se Uragani pritet të shoqërohet me erëra me shpejtësi deri në 200 km/h.
Sipas parashikimeve që kanë bërë meteorologët, trajektorja e Uraganit do të jetë përmes Mesdheut duke ardhur deri në jug të detit Jon, dhe më pas për në Greqi dhe Turqi duke shmangur kështu Shqipërinë
Hakil Osmani: Siç e thatë ju është një stuhi tropikale, temperaturat e larta të cilat ne kemi përjetuar në 15-ditshin e parë të muajti Shtator, kanë sjellë edhe këto stuhitë.
Si fillim kjo stuhi ka prekur brigjet jugoret të Italisë dhe gjatë ditës së sotme ajo është drejtuar në brigjet detare të Greqisë, duke shmangur vendin tonë ndaj shpresojme tja kalojme mire pa probleme