“Vaksinimi kundër COVID-19 nuk është i detyruar, sepse është një vaksinë mbështetur në informacionin që njerëzit do të marrin dhe do të jetë në vendimin e tyre se çfarë do të duan të bëjnë.
Neve, në të gjitha iniciativat që po ndërmerr qeveria është fakt se po përpiqet që të sigurojë këto vaksina falas”, u shpreh znj. Bino.
Silva Bino, thotë se janë duke shqyrtuar tre opsione të mundshme për të porositur vaksinën.
“Shqipëria ka disa opsione; një opsion është COVAX e cila është një lloj partnershipi midis disa partnerëve ndërkombëtarë dhe vendeve të ndryshme. Duke bërë këtë marrëveshje, ti arrin që të paguash fillimisht një shumë më të pakët për një numër të caktuar dozash dhe për të mbuluar një përqindje të caktuar të popullatës.
Bino thotë se vaksina kundër COVID-19 si fillim është menduar që të mbulojë vetëm një pjesë të popullatës.
Sipas saj, prioritet do të kenë personat me diabet, me sëmundje kardiovaskulare, të mushkërive si dhe personat mbi 70 vjeç.