A do te futemi sërish në karantinë,Skender Brataj: Ja cila eshte forma e re qe mund te ndjekim

Skënder Brataj thote se duhet te jemi te kujdeeshem dhe te ruhemi nga koronavirusi dhe kjo nuk eshte nje loje ndaj duhet kujdes.

Brataj tha në se izolimi mund të ndodhë edhe në forma të tjera. Ai shpjegoi se në qytete të caktuara mund të identifikohen vatrat e nxehta me shumë raste, dhe më pas të izolohen vetëm ato zona.

“Në këtë moment nuk është caktuar një formë, format janë të njohura në të gjithë botën. Po shohim myllje lokale, aty ku ka një vatër të madhe infeksioni. Po shohim që në vend të parë është Tirana, mund të ketë mbyllje të një vatre, apo një biznesi ku ka numër të lartë të infektuarish. Nuk flasim për mbyllje të pakontrolluar ose të pafundme. Mbyllja e vatrës deri në zhdukjen e saj. Kur futesh në supermarkete të mëdha dhe shikon njerëz pa maskë, dhe rojet e punonjësit nuk duhet t’i shërbejnë njerëzve pa maskë. I bëjnë të keqen vetes, do sëmuren dhe nuk do kenë punëtorë,” u shpreh Brataj.

Ndaj ruani veten tuaj dhe familjen tuaj perdorni masken dhe dizinfektuesit.