Koronavirusi duket se po përhapet me shpejtësi në gjithë Evropën.
Keshtu duke nisur nga sot per here te pare u zyrtarizua në Luksemburg sistemi “semafori i BE-së”, i cili ishte i propozuar nga Komisioni Evropian në shtator.
Sipas këtij propozimi, qeveritë synojnë që të shmanget mbyllja e kufijve, qe mund të kishte pasoja të tmerrshme për ekonomitë e Evrozonës, por edhe të vendoset tamponi i detyrueshëm për të gjithë personat që hyjnë nga zonat e kuqe
Sipas marrëveshjes qe eshte bere, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të publikojë një hartë javore të situatës rajonale në vendet e BE-së, me një kod ngjyrash bazuar në nivelin e rrezikut: E gjelbër, portokalli dhe e kuqe.
Ky informacion, do të bëhet i disponueshëm online, ku përdoruesit mund të kërkojnë vende të veçanta për të parë nëse kufijtë janë të hapur dhe cilat kufizime ekzistojnë, si edhe lidhje me informacionin epidemiologjik të vendit.
Kjo sipas te dhenave synon qe pervec ndergjegjesimit te kete edhe nje informim me te mire per qytetaret, duke qene se ngjyra e semaforit të një rajoni të caktuar do të varet nga numri i rasteve të reja për 100.000 banorë gjatë 2 javëve të fundit, ashtu si edhe shkalla e testeve pozitive.
Ndërsa pervec 3 ngjyrave te semaforit, si pjesë e këtij sistemi, do të shtohet edhe ngjyra “gri”, për zonat ku ka të dhëna të pamjaftueshme ose ku numri i testeve të kryera për 100.000 banorë konsiderohet shumë i ulët.
Keshtu qe ja si do te funksionojë: Udhëtarët që vijnë nga një zonë portokalli, e kuqe ose gri mund t’u kërkohet t’i nënshtrohen karantinës pas mbërritjes.
Ata që vijnë nga zona të gjelbërta të përcaktuara me kritere të përbashkëta nuk do të vuajnë asnjë lloj kufizimi në lëvizje dhe udhëtim.
Sistemi i ngjyrave u përcaktua kështu:
Të kuqe: Zonat me rrezik të lartë, që kanë më shumë se 50 raste për 100.000 njerëz me 4% që testohen pozitivë ose më shumë se 150 raste për 100.000 me më pak se 4% të testohen pozitivë.
Portokalli: Zonat me rrezik të mesëm, me më shumë se 25 raste për 100.000 njerëz me 4% që testohen pozitivë ose rreth 25 raste për 100.000 njerëz me më pak se 4% të testohen pozitivë.
E gjelbër: Zonat me rrezik të ulët, me më pak se 25 raste për 100.000 njerëz me më pak se 4% të testohen pozitivë.