Asnjë piceri nuk e tregon sekretin e brumit të picës : Ja receta dhe mësoni se cili përbërës e bën atë të veçantë dhe te mos harxhoni me para

Ka shume receta qe te mesojne se si behen picat por kjo eshte nje recete e thjeshte dhe shume e shpejte.

Boll harxhuat para ja si ti beni vete me kosto te lire.

Krejt përbërësit që ju duhen për këtë brumë pice janë:

2,5 gota (gota të ujit) ujë të ngrohtë.

1 lugë të mesme sheqer.

7 gota miell.

1,5 lugë e mesme kripë.

6 lugë të mesme vaj ulliri.

Përgatitja:

Në një enë të thellë derdhim 2,5 gota ujë të ngrohtë, 1 lugë të mesme sheqer dhe 2 lugë të mesme maja buke. Të gjitha këto i përziejmë mirë bashkë për 2-3 minuta. Në një enë tjetër, vendosim 7 gota miell të situr dhe 1,5 lugë të mesme kripë.

E përziejmë miellin me kripë. Hapim një vrimë në miell dhe ia hedhim 6 lugë të mesme vaj ulliri dhe më pas hedhim ujin e ngrohtë me maja buke. Përziejmë mirë me lugë, sipas nevojës nëse brumi mbetet shumë i lagët, i shtoni pak miell kohë pas kohe.

Pasi të fitohet masa homogjene, e ngjeshim mirë me dorë për 5 minuta, duke e shtypur mirë. Pastaj, brumin e vendosim në një enë plastike të lyer me vaj ulliri, duke e rrotulluar brumin në të gjitha anët për t’u bërë me vaj.

Ju befte mire.