4 mësues infektohen nga Covid-19, mbyllet shkolla, nxënësit me temperaturë..

Shkollat po behen burim infektimi dhe cdo dite shtohen te infektuarit.

4 mësues kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Krujë, në shkollën nr.1 të qytetit dhe gjendja eshte e veshtire.

Mësohet se menjëherë sapo ata janë konfirmuar pozitivë, janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre, ndërsa tamponi u është marrë dhe 6 anëtarëve të tjerë të stafit pedagogjik të cilët po presin përgjigje.

Ndërkohë, pasi mësuesit janë konfirmuar pozitivë, disa nxënës të kësaj shkollë kanë shfaqur temperaturë të lartë. Nisur nga kjo situatë është marrë vendimi që shkolla të mbyllet për 10 ditë.

Ruani distancimin social dhe tregohuni te kujdesshem.