4 këshillat kryesore për të larguar mykun ne shtepin tuaj

Unë jam një ekspert i mykut… ja 4 këshillat kryesore për të mbajtur larg kondensimin në dritare

Allan Rein si nje ekspert ne kete fushe ka treguar menyrat se si te shpetojme nga myku i dritareve pa perdorur medikamenti plot kimikate.
Si themeluesi i Art Windows and Doors, ai shpjegon: “Ndërsa xhami i dyfishtë është efektiv në parandalimin e kondensimit, kushtet më të ftohta, për fat të keq, mund të sjellin myk pavarësisht tij”.

Ja 4 opsionesh që mund të përdorni.

Zëvendësoni gomën hermetike
Nëse gomina hermetike ka skaduar, atëherë do t’ju duhet ta zëvendësoni atë.

Kontrollni gjithnjë bojën përreth dritares
Rekomandohet monitorimi i bojës dhe patinime rreth dritareve, pasi mund të tregojë shenja të problemeve të kondensimit. Allan shpjegon: “Nëse boja rreth dritareve tuaja ka filluar të copëtohet, fryhet ose shkërmoqet, kjo tregon një problem kondensimi që shpesh kjo bojë e fsheh.”

Instaloni një ventilues ajri
Ventilatorët ndihmojnë për të hequr lagështinë në dhoma, duke krijuar një mjedis ideal për parandalimin e mykut.
Allan thotë: “Mund të instaloni një ventilues direkt në një dritare me xham të dyfishtë veçanërisht efektive për dhomat e prirura ndaj avullit, si kuzhina, banja, dhe dushi.”

Vetrata shtesë
Xhami i trefishtë mund të ndihmojë në eliminimin e kërcënimit të kondensimit. Me tre xhama në vend të një, dritarja juaj do të ketë mbrojtje shtesë kundër kondensimit.
“Efekti është deri në 40% më efikas nga ana termik se sa shumica e xhamave të dyfishtë PVC, shtresat shtesë mund të ndihmojnë gjithashtu në reduktimin kondensimit ,” zbulon Allan.

“Me izolim më të mirë, për më tepër, ju mund të ulni faturat tuaja të energjisë dhe ta mbani shtëpinë tuaj më të ngrohtë në muajt e ftohtë, që do të thotë se kostoja shtesë shpesh ia vlen – veçanërisht kur faturat rriten”.

Perktheu M.C.
shijejete.com