3 truke të dobishme për të hequr gërvishtjet nga mobiljet tuaja

Truku numër 1
Shkrini në një banjëmari, 3 lugë dyll blete, shtoni disa pika boje vaji ngjyrë kafe ose një copë të vogël shkumës me ngjyrën më të ngjashëm me mobiljet që do të riparoni. Vendoseni pastaj në një formë dhe lëreni të fortësohet.
Merrni pak nga ky dyll. Fërkojeni mobiljen dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta dhe më pas fshijeni mirë me një leckë të thatë.

Truku numër 2
Llumi i kafesë: Është shumë e lehtë, praktikisht mund të përdorni mbetjet e kafes suaj të mëngjesit, ose duhet pak kafe te bluar. Aty shtoni disa pika vaj liri.
Aplikojeni këtë mbi një copë dhe pastaj fshini mbetjet me një furçë të butë. Mjafton 1 here ne jave transmeton shiko.news

Truku numër 3
Përzierje tradicionale: bëni një përzierje me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë pastë dhëmbësh.
Vendoseni këtë në gërvishtjet që ka mobilja dhe lëreni për rreth 5 minuta. Fshijeni me një leckë të pastër dhe të lagur më pas.

Tani që dini si të hiqni gërvishtjet dhe gungat që krijohen nga përdorimi, nuk ka asnjë justifikim që mobiljet tuaja të mos duken si të reja transmeton shiko.news

Nëse ju pëlqen kjo, mund ta ndani frymëzimin me miqtë tuaj!