Home TE NDRYSHME 2 termete lekunden sot vendin.Ja cfare lajmi jep sizmologu

2 termete lekunden sot vendin.Ja cfare lajmi jep sizmologu

263
0

Dy lekundje jane ndjer diten e sotme ne vendin tone nje ne mengjes dhe nje lekundje tjeter pasdite ne kryeqytet.

Ky tërmet i parë, u shoqërua edhe me një tjetër i fuqishëm, me magnitutë 5.2 të shkallës rihter. Epiqendra ishte pak kilometra larg kryeqytetit të Shkupit, ndërsa edhe në këtë tërmet të dytë lëkundjet u ndjenë në vendin tonë.

Sizmologu tha se:“Ditën e sotme kanë rënë dy tërmete në orën 5 pa 6 minuta në mëngjes dhe në 3 e 25. Epiqendra ka qenë në Maqedoni. Janë dy tërmete, tërmeti i parë i shoqëruar me qindra pasgoditje dhe më e madhja prej tyre ka qenë 3.5 ballë. Ky nivel magnitute nuk ka rrezik për dëme serioze, ndihet nga njerëzit, është ndjerë edhe në Kosovë deri në Tiranë.

Është ndjerë në Tiranë, disa nuk e kanë ndier, disa e kanë ndjerë goxha. Por kjo rritet edhe me thellësinë e tërmetit, nëse do të ishte më i thellë ndjeshmëria do të ishte më e vogël, por tërmeti ka pasur një thellësi 11 kilometra. Këto janë të zakonshme, nuk kanë rrezik. Është mirë që këto të bien dhe energjia të çlirohet. Kjo nuk ka lidhje me tërmetin e Durrësit.

Këto janë një grumbuj tërmetesh që shoqërohet me pasgoditje të vogla, ku magnitutat do të jenë më të ulëta ndaj rrini te qete shpresojme qe cdo gje te shkoje mire.