10 sekretet e edukimit mbretëror, që të gjithë prindërit duhet t’i mbajnë shënim

Sipas përrallave ose mësimeve të historisë, fëmijët mbretëror flenë mbi jastekë mëndafshi, hanë në të arta dhe kalojnë gjithë ditën duke argëtuar vetveten.

Shihni se si rriten princi dhe princesha më e famshme – Xhorxh dhe Charlotte, fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit. Ata madje duhet të sistemojnë vetë dhomat e tyre.

Një titull nuk është arsye për të pasur një mënyrë jetese të papunë

Në familjen e Dukeshës së Kembrixhit ka vetëm një dado që e ndihmon atë me fëmijët.

Të gjitha detyrat që lidhen me ushqimin, larjen dhe ecjen me fëmijët realizohen nga prindërit.

Madje, William shkon për të punuar si pilot i helikopterit në shërbimet e urgjencës mjekësore, dhe fëmijët janë të vetëdijshëm për këtë.

Respektojnë punën e njerëzve të tjerë

Nipërit e Mbretëreshës Elizabetë kuptojnë që nga mosha e hershme që puna e çdo personi duhet të vlerësohet, pavarësisht nëse është puna e një nëne që përgatit drekën apo një zonjë që pastron shtëpinë.

Kjo është arsyeja pse George dhe Charlotte e dinë se ata nuk mund t’u bëjnë naze ushqimeve të tyre dhe se ata duhet të merren vetë me rrobat e tyre të shpërndara nëpër dhomë.

Familja është prioriteti numër një i jetës

Edhe tani, George 4-vjeçar kujdeset për motrën e tij të vogël, dhe dukesha thotë se po bëhen shokë të ngushtë.

Edhe pse në moshë të re, fëmijët e njohin historinë e familjes së tyre dhe shpesh vizitojnë varrin e gjyshes së tyre, Princeshës Diana.

Kate dhe William gjithashtu përpiqen të shpenzojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur me fëmijët e tyre. George, për shembull, pëlqen të bisedojë për gjithçka me babanë e tij, dhe Charlotte pëlqen të gatuajë së bashku me nënën e saj.

Kur hanë darkë, fëmijët rrinë së bashku me të rriturit, pavarësisht traditave paraekzistuese.

Gjithkush ka të drejtë të shprehë lirisht mendimet dhe ndjenjat e tij

Përkundër traditës së sjelljes së “përmbajtur” në familjen mbretërore, Kate dhe William zhvillojnë në mënyrë aktive intelektin emocional në fëmijët e tyre.

“Duke parë fëmijët që komunikojnë me njëri-tjetrin në shkollë, e kuptoj se jetojmë në një kohë absolutisht të ndryshme.

Ne jemi duke u zëvendësuar nga gjeneratat që nuk kanë frikë të deklarojnë gjëra që me të vërtetë i shqetësojnë ata, ” – thotë Princi William.

Arsimimi në plan të parë

Leximi i librave është një aktivitet i preferuar i Princit George dhe Princeshës Charlotte.

Kate shumë shpesh i çon fëmijët në ekspozita dhe muzeume. Muzeu i tyre i preferuar është Muzeu i Historisë Natyrore në Londër.

“Fëmijët duan të vijnë shumë këtu, dhe më besoni, kjo nuk është vetëm për shkak të dinosaurëve”, – thotë dukesha.

Është e nevojshme të duam sportin

Duka dhe Dukesha janë të njohur për natyrën e tyre sportdashëse.

Kate pëlqen hokej në lëndinë dhe William pëlqen të luajë futboll, basketboll dhe polo.

Princi George dhe Princesha Charlotte nuk tregojnë ndonjë interes të jashtëzakonshëm në sport tani, por prindërit e tyre janë të sigurt se fëmijët e tyre do të ndjekin hapat e tyre në të ardhmen.

Duhet të ndjekin rregullat etikete dhe të tregojnë sjellje të mira në publik, pavarësisht moshës

Fëmijët janë të vetëdijshëm se do të largohen nga eventet dhe vendet publike në rast të sjelljes së keqe dhe të kapriçove.

Ka rregulla strikte të sjelljes, madje edhe për fëmijët mbretërorë. Nëse princi ose princesha sillen shumë keq, ata lihen në shtëpi gjatë një rasti zyrtar.

Dënimet fizike përjashtohen plotësisht

Pa marrë parasysh se sa keq sillen fëmijët, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kurrë nuk përdorin dënime fizike. Prindërit përdorin metodat e tyre të ndikimit ndaj fëmijëve.

Nëse djali shpërthen në zemërim, nëna e tij gjen menjëherë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e fëmijës së acaruar, për shembull, duke kënduar me zë të lartë.

Dhe ndonjëherë ajo vetë bie në dysheme dhe fillon të bërtasë. Zakonisht funksionon dhe fëmijët qetësohen.

Tabletët dhe kompjuterat janë lodra për të rriturit

George dhe Charlotte shpenzojnë shumë kohë jashtë në biçikleta dhe duke u zhytur në pellgje.

Por ata janë shumë të kufizuar në përdorimin e pajisjeve elektronike. Kate dhe William mendojnë se këto lodra janë më të përshtatshme për moshat më të mëdha, ndërsa topat, litarët e kërcimit dhe lojërat në natyrë janë ndihmësit më të mirë në zhvillimin e fantazisë dhe imagjinatës së tyre.

“Po” karikaturave

Të shikuarit televizor lejohet në familjen mbretërore.

Sidoqoftë, ka kohë specifike për të.

Fëmijët mbretërorë tashmë kanë karikaturat e tyre të preferuar; Charlotte shpesh kërkon të shikojë Peppa Pig, dhe George e adhuron Fireman Sam.