Sot bëhen 11 vite nga vdekja e Dritan Hoxhës. Vajza e tij Sara e kujton babain me një detaj prekës. Ajo ka postuar një foto ku shfaqet një karrige bosh nga dasma e saj, duke nënkuptuar se ai ka qenë pranë saj në ditën e saj më të bukur.
“Për 11 vitet e fundit tonat, kemi pasur gjithmonë karrige bosh në mënyrë që të të kemi prezent. Dhe sërish, asnjë nga këto s’është e nevojshme.
Ti je në mendjen time që në mëngjes kur shoh djalin, sa herë flas me vëllain dhe sa herë shoh mamin që shpreson që ti të ishe mes nesh për të na rrëfyer rrugën. 11 vite më parë më theve zemrën dhe vetëm tani që jam prind vetë po mësoj t’i ringjis pjesët e thyera.
Jam e sigurtë për një gjë, ti ma dërgove Londonin që ta shihja jetën më pozitivisht. Të gjithë fëmijët që e kanë humbur një prind e dinë se dhembja nuk largohet asnjëherë, gjithsesi, ti mësohesh ta përballosh dhe të jetosh me kujtime”, shkruan Sara.