Te gjithe qytetaret, shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, pavarësisht nga kualifikimet zyrtare do të mund të punojnë në Gjermani deri në vitin 2023 dhe ky eshte nje ligj i ri qe pritet te futet ne fuqi se shpejti.
Radio Deutsche Welle thekson se risi është që për këtë vit është miratuar kuota, me limit prej 25.000 njerëzish
Vitin e kaluar, 27,259 viza u lëshuan nën projektin “Rregulla për Ballkanit Perëndimor”, edhe pse agjencitë e punësimit në Gjermani kishin dhënë leje për 62,000 vende pune.
Deutsche Welle thekson se kërkesë më të madhe ka në sektorin e e ndërtimit, logjistikë dhe transportit, si dhe në mjekësi. Keshtu nuk ju ngel tjeter vecse se duhet te mesoni gjermanisht, ne menyre qe te ndryshoni jeten tuaj.