Përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri, Bettina Menne thotë se vëmendja duhet treguar në radhë të parë tek institucionet shëndetësore sepse ka nje rritje te larte dhe duhet te jemi te kujdesshem.
“Deri tani jemi ende nën numrin 100 të shtruar në spital dhe kjo është një situatë që ka qenë pak a shumë konstante, megjithatë ka shumë mënyra që mund ta kontrollojmë këtë situatë pa qenë e nevojshme që të kalojmë në mbyllje totale sërish, por vetëm me masa të caktuara.
“Mbas stinës së verës do të kemi shumë shpejt dimrin dhe siç e dimë gripi është një nga sëmundjet që shfaqet më tepër në dimër sepse njerëzit rrinë më tepër në dhoma të mbyllura për një kohë më të gjatë dhe sigurisht që do të rezultojë në një numër më të lartë të sëmurësh dhe në mosha të reja, kryesisht nga 18-50 vjeç. Ky është skenari le të themi, situata më e keqe që ne kemi parashikuar dhe të shpresojmë, shpresojmë shumë që një vaksinë të arrijë të bëhet e mundur ndoshta për një periudhë maksimale një vjeçare”.
Duhet me shume kujdes dhe te jemi te vemendshem.
Por përse Shqipëria u fut në “listën e zezë” të BE-së duke na mbyllur kufijtë?
“Ne gjithmonë jemi të kujdesshëm që të parashtrojmë se cilat janë vendet që kanë një rritje të rasteve apo ulje të rasteve dhe ajo që kemi pasur në një tabelë të fundit ishte paraqitje e 11 shteteve në mënyrë të cilësuar të cilat kishin një rritje të menjëhershme të konsideruar të rasteve, është marrë për bazë një mesatare progresive, 16 persona të infekuar për 100 mijë banorë dhe Shqipëria kishte 30 persona të infektuar për 100 mijë banorë, ndërkohë që mesatarja evropiane luhatej diku tek 15-16-17 persona të infektuar për 100 mijë banorë”.
Sa me shume kujdes dhe ruani distancimin social.