Zyrtari i OBSH jep lajmin e mirë:E keqa me e madhe koloi ja cfare pritet te ndodh

Pjesa më e keqe e pandemisë, në terma të shtrimeve në spitale, ka kaluar për shumë vende.

Ky është lajmi i mirë që drejtori i Programit të Emergjencave Shëndetësore në OBSH ka dhënë së fundmi.

Duke folur për një media irlandeze, Dr. Mike Ryan, u shpreh se shumë shtete kanë bërë një punë të mirë duke vaksinuar pjesën më të rrezikuar të popullsisë.

Ai shtoi: “Nga kjo perspektivë, më e keqja e impaktit që pandemia ka në shëndetësi po shkon drejt fundit, edhe në vende si Irlanda. Por, ky nuk është rasti në shumë shtete të tjera të botës.”

Megjithatë, Ryan shtoi se nuk mund të eliminohet mundësia që virusi të evoluojë në diçka nga e cila vaksinat nuk mund të na mbrojnë më. s.b/abcnews.al/