Zyrtare jepet dita se kur do te filloje linja ajrore Shqiperi Itali

Ne daten 15 nje pjese e Bashkimit Evropian do te hapin kufijte e tyre ndersa lajmi i mire per shqiptaret eshte se diten e marte pritet te fillojne fluturimet Shqiperi Itali.

Ndersa drejte Frances mund te udhetosh ne daten 1 korrik.

Komisionit Europian ka thene se:”Kjo hapje do të jetë graduale dhe varion në bazë të situatës shëndetësore të secilit vend, dhe në pajtim me planet që janë ndërmarrë tashmë në nivel europian,” thanë ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme franceze në një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Pasagjerët nga Shqipëria, vendet fqinje dhe shumica e vendeve europiane nuk do u nënshtrohen kushteve të posaçme përpos testimit rastësor.

Ndërkohë në Itali, pas hapjes fillestare më 3 qershor të kufijve tokësorë me vendet europiane, nga dita e martë nisin fluturimet për shtetasit shqiptarë.

Dy kompani të ndryshme private do operojnë gjatë sezonit veror nga Shqipëria, ndërkohë që gjiganti shtetëror “Alitalia” ka lajmëruar se fluturimet për destinacionet e huaja nisin në korrik.