Zi në familjen e aktores së njohur shqiptare

Aktorja e njohur Yllka Gashi ka humbur një ndër njerëzit e saj më të shtrenjtë. I ati është ndarë nga jeta në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur motra e Yllkës, vajza e të ndjerit, Donika me anë të një postimi në rrjete sociale.

Njoftimi:
Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, shokët, miqtë e dashamirët, që mbrëmë më 20.03.2021 në orët e vona të mbrëmjes ndërroi jetë i dashuri ynë baba Hafiz Gashi (03.10.1941).

Varrimi bëhet sot më 21.03.2021, me namazin e ikindisë në varrezat te Xhamia e lagjes Suteskë, në Mramor. Për hir të traditave fetare, varrimi bëhet vetëm me pjesëmarrje të burrave.