Zbulohet sëmundja nga e cila vuan Adriatik Llalla dhe pse u largua nga Shqipëria

Nga çfarë vuan Llalla?

Megjithatë avokati këmbëngul se ish prokurori i përgjithshëm vuan nga një sëmundje dhe se situata e tij shëndetësore është përkeqësuar, çka hap mundësinë e një dakortësie në heshtje mes palëve për të depozituar një kërkesë surprizë ku përmes kësaj epikrize nuk është çudi që mbrojtja të kërkojë zëvendësim të dënimit me një dënim më të butë për shkaqe shëndetësore.

Por nga çfarë vuan Adriatik Llalla? Burime të sigurta pranë njerëzve më të afërm treguan për “Gazetën Si” se ish prokurori i përgjithshëm vuan nga epilepsia dhe se kjo sëmundje e shoqëron prej vitesh, madje edhe gjatë kohës kur ai drejtonte stafetën e organit qendror të akuzës, apo edhe më herët ILDKPKI-në, nga prej rrugëtoi në krye të organit qendror të akuzës. Por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar vitin e fundit, dhe nuk është çudi që kjo mund të jetë një nga arsyet se përse ish zyrtari I lartë po i shmanget burgimit.

Nuk përjashtohet mundësia që ish zyrtari më i lartë i dënuar që i përket akuzës të kërkojë azil politik, por të gjitha këto versione mbeten aludime që do të kuptohen orë mbas ore.

Derisa panorama të jetë e qartë, Llalla së paku është në kërkim kombëtar, por pa kryer asnjë kërkim veç vizitës të së mërkurës në mbrëmje në shtëpinë e tij në Tiranë.