Pas ngjarjes së vrasjes së Pal Kolës rojes në Top Channel janë arrestuar mëngjesin e sotem dy persona.
Ato janë arrestuar në Vlorë dhe kanë dhënë dëshmi kontradiktore.
Një nga të arrestuarit është ish-dhenrin i Palit. Ai quhet Roberto Papçi nga qyteti i Shkodrës. Roberti është divorcuar nga vajza e Palit dy vite më parë.
Thuhet se cifti zihej shpesh dhe kishte shumë konflikte dhe pas divorcit kanë pasur probleme se kush do ta mbante kujdestarin e femijës.
Kjo piste është duke u hetuar dhe pritet që të zbardhet në ditët në vazhdim pasi ish-dhëndri është arrestuar mengjesin e sotem dhe ai ka thënë se kam ikur në Vlore per qef.
Jane marrë telefonat dhe po bëhen analizat për gjetje baruti në rrobat e tij. Në ditët në vazhdim do të jepen detaje të reja.
Fakti që Pal Kola, është qëlluar në ambjentet e parkimit të televizionit, ngre dyshime se ai mund të ketë qënë objekt i këtij sulmi.