Zbulohen datat dhe aeroportet , ja data kur rinisin fluturimet me Italinë

Ne nje njoftim te tyren, Aviacioni Civil Italian ka publikuar të gjitha fluturimet e planifikuara që do te mund të kryhen me Shqipërinë gjatë ketij sezoni veror.

Sipas njoftimit deklarohet se fluturimet nisin nga data 16 qershor dhe udhetimet ajrore mund të kryhen nga dy kompani të ndryshme si jane Albawings dhe Blue Panorama.

Ndaj me kete parashikim per fluturimet pritet që kufijtë me Italinë të hapen nga java e ardhshme.

Ndersa ne lidhje me Greqinë, janë parashikuar të nisin fluturimet me Athinën nga sot me 15 qershor.

Sipas njoftimit të Aviacioni Civil Italian, të gjitha të dhënat për fluturimet e parashikuara janë të pandryshueshme.