Neritan Sejamini, i ftuar në “Open”, bën analizën e tij, për kabinetin e ri qeverisës, në mdantin e tretë të Partisë Socialiste.
Ai e sheh si zgjedhjen e duhur “largimin e disa politikanëve nga kabineti dhe zëvendësimi me figura larg korupsionit”. “Qeverinë e parë, që e sulmuan dhe u bënë shënjestër e opozitës, Rama i spostoi dhe solli kryesisht gra, që janë më të qeta. I japin një natyrë që të jetë sa më pak e shënjestruar nga opozita dhe besoj se këtë do të ruajë. U largua nga figura që tërheqin skandale dhe mori figura më të qeta, kryesisht gra”, thotë analisti.
Sejamini thekson se gratë që ka zgjedhur, si Belinda Balluku apo Ogerta Manastirliu janë të pëlqyera, pasi kanë komunikim të mirë me publikun.
Megjithatë, shton se “ai do ta ndryshojë qeverinë aq shpesh, sa nuk ka rëndësi fare”.