Tashme te gjithe mesuesit, nxenesit dhe prinderit kane nisur pak nga pak te pergatiten per nje vit te ri shkollor qe do te jete padyshim me i vecante i te gjitha koherave. Keshtu pervec masave te rrepta te sigurise qe te gjithe duhet te respektojme per mosperhapjen e koronavirusit, te gjithe emijeve gjithashtu duhet t`u ndalojme rreptesisht takimin dhe afrimin me shoket e tyre. Kjo do te jete detyra e re para se ti nisim per shkolle t`u rikujtojme se ata duhet te respektojne distancen fizike e te mos takohen apo perqafohen/puthur.
Kete merak duket qe e ka edhe vete kryeministri Rama, qe kesaj radhe eshte ne rolin e prindit pasi Zaho fillon klasen e pare dhe ai tregon qe te njejten politike per distancimin dhe rregullat e reja te pandemise po ben edhe ai vetem Zahon. Ndaj Protokollin e sigurisë së shkollave, Kryeministri Rama e ka permendur ne takimin me mjeket dhe inferieret e Infektivit sot dhe e quajti sfidë më vete, qe ai tha se po i ndien edhe te djali i tij i vogël.
“Kemi tani sfidën e madhe të hapjes së shkollave. Fëmijët janë më pak të rrezikuar, por jo të imunizuar, plus që janë transmetues. Ne kemi çunin që do të shkojë në klasën e parë, një fëmijë i vogël, me maskë, ‘mos tako’, ‘mos u përqafo’, ‘rri larg’, ‘bëj kujdes’, vendoset në një situatë që është komplet e panjohur edhe për pasojat që lë në aspektin e zakoneve që krijon. Pasi të gjithë si prindër u themi fëmijëve, ‘përshëndete, takoje, përqafoje’ por tani duhet t’u themi të kundërtën. Por nuk e kemi zgjedhur, na ka zgjedhur kjo sfidë”.
Për Zahon dhe për të gjithë shokët e tij, nuk do të jetë një vit i lehtë. Por, “të qenit larg” do të na japë më shumë siguri sot, në mënyrë që nesër të nisim sërish me këshillat ‘përshëndete, takoje, përqafoje’. Dhe dashuroje… 🙂