Ylli Merja: Si të kuroni gjëndrën tiroide me bimë medicinale

Struma ose gusha quhet rritja dhe zhvillimi i tiroides, e cila mund të jetë difuze ose e lokalizuar në formën e nodujve. Shenjat shfaqen te pacienti në varësi të llojit të strumës. Struma difuze homogjene ku përfshihet sëmundja e basedovit, që prek gratë e karakterizohet nga sekretimi i shtuar i hormoneve tiroidiene T3 dhe T4. Kjo sëmundje është me natyrë autoimune dhe klinikisht jep disa shenja si: zmadhim i kokërdhokut të syrit (egzoftalmi), e cila është e pranishme zakonisht në të dy dytë. Ndërkohë struma është një masë elastike, shtypet lehtë, zmadhohet lehtë, vjen e vaskularizuar, nuk ka dhimbje dhe gjatë gëlltitjes ka lëvizshmëri e nëse e shikojmë gushën e personave të sëmurë, ajo ngrihet si dy arra dhe ulet poshtë gjatë gëlltitjes dhe nuk shoqërohet me rritje të limfonodujve të qafës. Pra, nuk ka limfonoduj as në gjendje aktive, as në gjendje të fjetur.

Gjithashtu, kjo sëmundje jep takikardi të zemrës, që arrijnë deri në 120-130 rrahje brenda 60 sekondash, dhe personat e prekur kanë një oreks të madh por ndodh e kundërta me shtimin në peshë, pasi pavarësisht se konsumojnë shumë ushqim, pesha e tyre trupore bie. Ky grup pacientësh nuk e duron dot nxehtësinë, pra kanë vapë, vishen shumë hollë edhe në dimër, kanë pagjumësi, e nëse janë femra kanë parregullsi në ciklin menstrual, si dhe kanë dridhje duarsh. Nëse kanë dridhje të majave të gishtave dhe përjetojnë disa nga simptomat e sipërpërmendura, duhet të shkojnë të bëjnë një ekzaminim në qendrat e tiroideve. Një grup tjetër njerëzish që mund të vuajnë nga kjo lloj strume, janë edhe ata individë që kanë zbardhje apo dekolorim të lëkurës (vitiligo). Të gjitha këto shenja tregojnë që individi është i prekur nga sëmundja e basedovit, që ka një shtim të horomoneve. Të sëmurët duhet të bëjnë analizën e nivelit të jodit T3 dhe T4 dhe TSH. Nëse dalin nivele të rritura të vlerave normale, përveç TSH-së (parametrat e të cilës dalin të ulëta) personi vuan nga basedovi, një nga llojet e strumave. Nëse bëjmë një ekzaminim të tiroideve, ku dallohet qartë madhësia e strumës (gushës) mundet që mos të ketë noduj në brendësi të saj. Mund të vihet re edhe një ngarkesë e jodit, e numri i antikorpujve do të dalë më i lartë se zakonisht, çka dëshmon për natyrën e sëmundjes. Edhe sytë e pacientëve do të lotojnë, nuk do të durojnë dot dritën (shenjat më të rënda të sëmundjes)

Trajtimi me bimë medicinale
Normalisht që trajtimi me bimë medicinale i basedovit luan një rol tejet të rëndësishëm për efekte të mrekullueshme te pacientët e prekur. Zakonisht kundër nervozizmit dhe ankthit përdoret bima e likopsit, livandoja, bari i bletës dhe qetësuesit e sistemit nervor qendror si borziloku, mendra etj. Në përgjithësi, çaji mund të përgatitet në një litër ujë, duke i përzier bimët e sipërpërmendura së bashku. Ndërsa kur personi ka të dridhura, takikardi, mund të përdoret me shumë rezultat produktet natyrale si: shafran (2 herë, konsumohen 10 fije në ditë); çaj bimor i përbërë nga sherebela dhe rozmarina pasi pakësojnë djersitjen; e për të hequr jodin e tepër në gjak përdorni likopsin. Ndërkohë mund të përdoni edhe një lugë gjelle me livando në çajin tuaj pasi shërben si një qetësues i mrekullueshëm për pacientët e prekur. Nëse pacienti ka edhe noduj të brendshëm, atëherë në brendësi të çajit mund të shtojmë edhe çajin e gjelbër si dhe frutat e shtogut me një lugë gjelle secila. Krahas çajit të mësipërm, personat e sëmurë duhet të përdorin edhe bajame të egra dhe propolis antimykotik. Ndërsa personat që shfaqin probleme me dritën duhet të përdorin syza mbrojtëse.