Pesë vjet më parë në stacionin policor të Cavaleses në Itali u raportua për një vjedhje, ku ishin zhdukur shumë objekte elektroshtëpiake.
Mirëpo asokohe, policët ishin duke ndjekur një çështje tjetër dhe e lanë në hije.
Pesë vjet më vonë, karabinierët ekzekutuan një urdhër për kontroll shtëpiak ndaj një shqiptari, i cili ishe në burg për një krim.
Gjatë kontrolleve, policët gjejnë objekte tepër të kushtueshme, të cilat u sekuestruan si provë materiale.
Kur mbërritën në kazermë, ata panë se objektet e sekuestruara, përkonin me ato të deklaruara si të vjedhura 5 vite më parë në një banesë në Panchia.
Menjëherë u njoftuan pronarët e banesës, të cilëve iu kthyen objeket e vjedhura.
Pas zbardhjes së grabitjes, tashmë situata për shqiptarin që ndodhet prapa hekurave do të përkeqësohet.