Vuloset marrëveshja e bujshme që na prek të gjithëve, vjen lajmi fantastik per Tiranen

Gjermania dhe Shqipëria kanë nënshkruar sot marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove.

3 linjat kryesore urbane dhe me ngarkesën më të madhe të udhëtareve në Tiranë, ajo e Unazës, Tiranës së re dhe Kombinat-Kinostudio do të jenë pjesë e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës’ ku synohet një sistem më i shpejt autobusësh dhe përmirësim të kushteve të transportit urban në kryeqytet.

“Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove. Projekti, bazohet mbi një studim të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusësh në Tiranë, duke u përqendruar në problematikat që hasen në tre korridoret kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re (pjesa qendrore dhe perëndimore e qytetit) dhe ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban në Tiranë që të jetë si miqësor me mjedisin dhe klimën ashtu edhe i besueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e kryeqytetit”, shkruan ambasada gjermane në profilin e saj në Facebook