Qiqrat janë një proteinë me bazë bimore që duhet ta hani sa me shpesh ne dieten tuaj.
Konsumimi i rregullt i qiqrave bën mrekulli për shëndetin tuaj. Hulumtimet i kanë lidhur ato me menaxhimin e peshës, shëndetin e zemrës , menaxhimin e diabetit, shëndetin e zorrëve dhe parandalimin e kancerit.
Një ½ filxhani me qiqra të konservuara ka:
130 kalori
7 gram proteina
3 gram yndyrë
20 gram karbohidrate
6.5 gram fibra
1.8 miligramë hekur
Qiqrat janë një ushqim me bazë bimore me shumë përfitime shëndetësore.
Sipas hulumtimeve , qiqrat kanë më shumë fibra se bishtajoret e tjera.
Fibra është e njohur për rolin e saj në lëvizjen përgjatë tretjes, dhe është gjithashtu e lidhur me uljen e presionit të gjakut dhe mbrojtjen e zemrës.
Hulumtimet tregojnë se konsumatorët e qiqrave kanë një rrezik më të ulët për obezitet sesa ata që nuk hanë qiqra. Për më tepër, një rishikim i hulumtimit zbuloi se njerëzit që hanë qiqra kanë më shumë gjasa të humbin peshë, edhe nëse nuk i kufizojnë kaloritë.
Qiqrat marrin më shumë kohë për t’u tretur, gjë që rrit ngopjen dhe redukton rritjen e sheqerit në gjak.
Studimet tregojne se niseshteja rezistente në qiqrat stimulon disa hormone që nxisin sekretimin e insulinës, e cila mban të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak pas një vakti.
Qiqrat mund të përmirësojnë nivelet e kolesterolit dhe lipidet e tjera të gjakut. Dihet mirë se fibra ka një ndikim pozitiv në shëndetin e zemrës dhe nivelet e kolesterolit, por hulumtimet sugjerojnë se fibra dietike nga qiqrat ul nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve dhe ndikon pozitivisht në mikrobiotën e zorrëve.
Një analizë e vitit 2023 në Food Science & Nutrition thotë se qiqrat kanë sasi të konsiderueshme të të gjitha aminoacideve thelbësore (ato që trupi nuk mund t’i prodhojë). Prandaj, qiqrat janë një shtesë e mirë për çdo vakt për të rritur proteinat, por ato mund të shërbejnë edhe si një ushqim i shkëlqyer pas stërvitjes për rritjen dhe rikuperimin e muskujve. Shiko.news