Vjen paralajmerimi nga eksperti.Ja cfare do te ndodh 3 muajt ne vijim

Arben Gjata Rektori i Universitetit të Mjekësisë ka thene se Shqipëria ndodhet përpara një sfide të vështirë në 3 muajt në vijim ashtu si jane te gjithe vendet e bashkimit evropian.

Por ai jap nje lajm te mire ku tha se ka dritë në fund të ‘tunelit’ pasi vaksina është duke u prodhuar.

“Në tre muajt që do vijnë do të jetë sfida më e madhe për sistemin tonë shëndetësor. Periudha e dimrit favorizon shumë viruset dhe do të ketë një bashkim mes COVID dhe gripit stinor. Sipas informacioneve që kam shumë universitete të mëdha botërore janë në fazat e fundit të prodhimit të vaksinës por në fund të tunelit ka dritë ” – tha Gjata.

Ndërsa për masat e marra, Gjata tha se do të ishte mirë edhe një karantinim rajonal me zona, por nuk hedh poshtë dhe vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Sipas tij, përqendrimi i spitaleve COVID në Tiranë është një vendim shumë i mirë për të ndaluar përhapjen e mëtejshëm të virusit.