Vjen Njoftimi nga OSHEE, jep oraret dhe zonat që do kenë sot stakim energjie

Disa zona në Tiranë do të kenë sot ndërprerje të energjisë elektrike.

Lajmi është njoftuar nga OSHEE e cila bën me dije se në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:30-16:00.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

Rruga “Ilia Shyti”, rruga “Leandro Zoto”, rruga “Sterjo Spase”, rruga “Violeta Manushi”, rruga “Genci Leka”, rruga “Sali Ceka”, rruga “Vangjush Miho”.