Vjen nga Kosova per pushime ne Durres shiko si ja punon pronari i shtepis naten e fundit

Bregdeti shqiptar që përfshin pjesën e Adriatikut vazhdon të jetë zgjedhja e parë për shumë shqiptarë që vijnë nga trevat shqiptare të Kosovës apo Maqedonisë. Por kur vijnë në Shqipëri, shumë pushues zhgënjehen nga ajo që gjejnë këtu, kryesisht me shërbimin. Në redaksinë e JOQ ALBANIA shpeshherë mbërrijnë denoncime të ndyrshme se si pronarët e restoranteve dhe hoteleve abuzojnë me pushuesit.

Një qytetar që ka shkruar në redaksinë tonë ka treguar një ngjarje aspak normale që i ka ndodhur në Durrës, aty ku ishte duke kaluar pushimet me familjen e tij. Qytetari ka treguar e sapo ka mbërritur në Durrës, ashtu siç ndodh gjithmonë pronarët e banesave që jepen me qira i kanë dalë në rrugë për t’i ofruar një banesë pushimi. Më tej ai ka treguar se pasi ka rënë dakord për të marrë me qira për 5 ditë një banesë, një incident i papritur i ka ndodhur. Qytetari shprehet se në mes të natës dhe në natën e katërt të qendrimit një person ka hyrë brenda dhomës së tyre dhe u ka kërkuar të dalin jashtë. Sipas tij ky person ishte pronari i banesës, ndërsa personi që u kishte dhënë me qira banesën ishte djali i burrit në fjalë dhe nuk ishin marrë vesh.

Mesazhi i qytetarit:

prsh kisha pas deshir me shperndaj ni vidjo me ju ishim ne pushime ne durs na ndodhi ni rast po kemi shum vllezer e motra nena shqiptare qe ikin pushim. po ti nxjerin ne mes te nates nga dhoma jasht nuk tolerohet dehsa me a cu nese mundet me shpernda. ishim ne pushime ne rug si zakonisht kerkojn per me shku me nejt na tha a doni banes me nejt tham po mir ne regull vajtem te banesa me qendru per 5 net bisedum me djalin e kto ndersa ki erdhe diten e 4 me na nxjer jasht per shkak se na tha se djali im nuk eshte askushi ktu pronari jam un e ktu behet ca them un a leket i mur djali ketij kshu qe desha me shpernda me ju qe mos vene njeri tjeter se nuk ben me dal ne ora 1 te nates jasht. ishim duke flejtur plus