Vjen lajmi i mire per pasaportat shqiptare, merr fund nje nga problemet e emigranteve.Video

Nga 15 tetori shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe duan të pajisjen me pasaportë, mund ta marrin këtë dokument brenda 15 ditësh. Lajmin e bën me dije zv.ministrit i Jashtëm Agron Tare.

Ai thote se:“Afati i pritjes varionte ka qenë 5 deri në shtatë muaj, arsyet nga më të ndryshmet, paaftësia dhe abuzimi Ditën e shtunë kemi vënë një task forcë nga ministria e jashtme që tu përgjigjej gjithë emaileve të qytetarëve.”

Për prodhimin në kohë të dokumentave, Tare shprehet se se brenda javës pritet të arrihet një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme.

“Në momentin që qytetari aplikon fillon prodhimi i pasaportës në zyrat e ‘Aleat’ në Tiranë. Me postë të shpejtë, brenda 48 orëve, shkon në ambasadë pasaporta, qytetari ka opsionin, ose të vijë ta marrë në ambasadë, ose t’i shkojë me postë në qytetin ku jeton.”

Pas Greqisë, zëvendës ministri thotë se task forca do të ngrihet në Itali, pasi siç thotë pritja e qytetarëve shqiptarë në vende të ndryshme të BE-së për pajisjen me pasaportë, vijon të mbetet një problem, që kërkon zgjidhje.

video