Në një lidhje online nga Brukseli, gazetari Enkel Demi ka bere nje bashkebisedim me gazetaren Erisa Zykaj qe tregoi se cilat ishin pikat e errëta të Progres Raportit për Shqipërinë, i cili ishte bërë publik ne date 6 Tetor.
Burime të besueshme ne Bruksel thonë se Gjermania ka për ti thënë “JO” hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Sipas gazetares Erisa Zykaj, Gjermania ka qenë hartuesja e 9 kushtëzimeve që më pas u shtuan në 15 kushte që iu vendosën Shqipërisë për hapjen e negociatave.
Të gjitha këto kushte, kanë të bëjnë me të gjithë problematikën e mosrespektimit të institucioneve demokratike në Shqipëri, të pavarësisë së gjyqësorit, dhe të drejtave themelore, prandaj sipas saj Gjermania, që ka edhe presidencën e Bashkimit Europian, i qëndron fort parimeve themelore mbi të cilat bazohet BE.