Vjen lajm i mire per motin kete jave. Ja çfarë pritet nga e mërkura..

Kjo jave pritet te jete me temperatura me te uleta dhe reshje te lehta shiu.

Sinoptikani Hakil Osmani u shpreh se:“Dita e sotme dhe nesër për vendin tonë pritet të kenë vranësirat e shpeshta prezente. Më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu. Do të jenë krejt afatshkurtra, nuk do të jenë problematike. Ndërsa pjesa tjetër, jugu, pritet të jetë kryesisht në dominimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të ketë intervale me kthjellime dhe me kalime vranësirash”

“Nga dita e mërkurë presim një përmirësim të dukshëm të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që të kemi zonat bregdetare intervale të gjata me kthjellime ndërsa në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të pakta të vranësirave që më të dukshme pritet të jenë gjatë ditës së enjtes duke krijuar mundësi për reshje të izoluara shiu në zonat juglindore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm”.