Virusi i ri mbërrin në Shqipëri? Manastirliu: Po prek të rinjtë, jane shtuar ri-infektimet

Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu ne konference shtypi me kryeministrin Edi Rama konfirmoi se ka dyshime per mberritjen e variantit te ri te COVID ne Shqiperi.

“Ka pasur nje shtim te infektimeve te reja ne javen e 5 te vitit. Kemi me shume te infektuar te rinj, kemi raste infektimesh dhe shtrime te rritura ne spitale, si dhe ka sinjale nga laboratori i ISHP ketu ne Tirane’, tha Manastirliu.

Ajo vuri në dukje se monstra te rasteve te dyshuara me virusin e ri jane derguar ne laboratorin e references ne Berlin nga ku priten pergjigjet perkatese.

Manastirliu tha se rritja e infektimeve dyshohet se eshte pasoje e virusit te ri por e pritshme edhe per shkak te grumbullimeve ne festat e fundvitit dhe frekuentimit te larte ne disa zona turistike te vendit gjate muajit janar, citon lajmifundit. Sipas Manastirliut, niveli i rrezikut ne vend eshte mbi mesatar nderkohe qe niveli i masave te vendosura eshte mesatar.

Ajo theksoi se do te forcohet zbatimi i masave anti covid te vendosura nga Komiteti Teknik te cilat jane aktualisht ne fuqi