Virologu i njohur gjerman tregon se çfarë mund të ndodhë me pandeminë së shpejti

0
223

Drejtori i Departamentit të Virologjisë në Spitalin Universitar të ‘La Charite’ Berlin dhe kreu i qendrës së shëndetit publik gjerman, Christian Drosten është shprehur se COVID-19 mund të bëhet endemik këtë vjeshtë, që do të thotë një sëmundje e përsëritur si gripi.

Në këtë kontekst vaksiant do të luajnë një rol vendimtar në minimizimin e efeketve të tyre.

Drosten ka shtuar se disa vende si Mbretëria e Bashkuar , me një numër të madh të rasteve të infektuar me COVID-19 dhe me një përqindje të lartë të vaksinimit , do të ishin të parët që do të arrinin në këtë fazë.

‘Nëse do të bëhej endemike, COVID-19 do të bëhej një sëmundje e zakonshme që do të kthehej çdo vit’ shprehet Drosten.

Virologu gjerman gjithashtu beson se Sars-CoV-2 do të sillet si koronaviruset e tjerë.

Megjithatë Drosten pranon, se kjo situatë nuk është e sigurt.

‘’Për të hyrë në këtë fazë, do të jetë e nevojshme që vendet të kenë një fushatë vaksinimi mjaft të avancuar. Vaksinat do të zvogëlojnë vdekshmërinë për ta bërë koronavirusin e ri një sëmundje endemike ‘’ është shprehur Drosten.