Virologia kineze nxjerr deklaratën e fortë: COVID-19 u krijua në një laborator në Wuhan, Pekini e dinte, por…

“Koronavirusi u krijua në një laborator në Wuhan.” Ky është denoncimi i bere nga virologia kineze Li-Meng Yan, e cila gjithashtu ka punuar në ‘Hong Kong School of Public Health’.

Me sa duket kjo është një akuzë mjaft e rëndë kundër qeverisë kineze, ku sipas doktoreshës, Pekini zyrtar ishte ne dijeni të origjinës së epidemisë dhe ia fshehu botës kërcënimin e madh.

Përmes një interviste për median britanike virologia ka thënë se qeveria kineze i ka zhdukur të gjitha informacionet e saj nga skedarët zyrtarë. Sipas saj, pretendimet se virusi ka dalë në një treg ushqimor në Wuhan janë thjesht mashtrime për të mbuluar origjinën e vërtetë.

Por ajo me tej tha se do të ofrojë prova për këtë deklaratë të fortë që sapo ka bërë, e ndersa nga ana tjeter autoritetet kineze i kanë mohuar kategorikisht keto deklarata.

Mirepo kjo nuk është hera e parë që virologia e njohur kineze hedh akuza të forta ndaj autoriteteve kineze, pasi edhe në muajin korrik ajo ka treguar që Pekini ishte i vetëdijshëm për potencialin v dekjeprurës të Covid-19, gje te cilen autoritetet kishin zgjedhur ta fshehin atë nga bota nga frika e trazirave.

Për më tepër, virologia theksoi edhe faktin se edhe një koleg i saj kishte njohuri për rastet e infeksionit nga njeriu në njeri që nga data 31 dhjetor 2019. Prej kohësh, Kina ndodhet nën akuza nga shumë shtete, që kanë thënë se Pekini ka fshehur përhapjen e virusit që në ditët e para.