Home TE NDRYSHME Vijne lajme te mira per hapjen e kufijve ja data ku do...

Vijne lajme te mira per hapjen e kufijve ja data ku do te lirohen kufijte

401
0

Kryeministri yne Edi Rama, në një komunikim në Facebook ka njoftuar për planet që po diskutohen në qeveri dhe këto priten që të vihen në zbatim në javët e ardhshme.

Ndërsa në përgjigje të gjithë personave që kanë mbetur jashtë kufijve apo edhe të atyre që kërkojnë të largohen nga Shqipëria, Kryeministri Rama tha se po studiohet mundësia për hapjen e mëtejshme të korridoreve ajrore dhe tokësore dhe se mendohet se në 11 Maj mund të ketë një lehtësim në këto lëvizje .

“Deri pas kësaj jave dhe javës në vijim, ne do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët për hapjen e mëtejshme të korridoreve ajrore dhe tokësore. Në 11 Maj mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel dhe sidoqoftë në javën e ardhshme do shohim me kujdes të gjithë elementët që na duhen për të bërë një analizë të qartë. Në tërësi do të vazhdojmë me këtë regjim për korridoret ajrore, lehtësimi do të vij në proces”.