Video/Po protestonin para Kuvendit, Kryeministri Rama futet në mes të protestuesve, por çfarë ndodh?

Fermerët kanë dalë pak më parë në protestë para Kuvendit kundër paketës fiskale.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur për të marrë pjesë në seancë dhe i ka ftuar fermerët të diskutojnë brenda.

“Hajde, kush do vijë me mua të flasë brenda, se këtu në rrugë nuk flitet. Hajde, kush do vijë tjetër? Hajde! Edhe ai që ngriti dy gishtat. S’ka problem të gjithë bashkë se kjo nuk është punë demokratësh”, iu tha Rama fermerëve, të cilët kanë pranuar ftesën dhe kanë shkuar pas kryeministrit.