(Video) Njihuni me shqiptaren që ka jetuar tre vite në Kabul, dëshmi prekëse: Afganët po jetojnë atë që jetuam ne në 1997-ën

Kjo është Denalda Kuzumi e cila për tre vite ka jetuar dhe punuar në Kabul. Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ajo tregon për jetën në Afganistan dhe bashkëpunimin me vendasit përkrahës të një rendi të ri demokratik që nuk u mundësua.

“Më kanë ndodhur gjëra shumë të bukura atje, por ka qenë prezent elementi i fri kës dhe sigurisë që ka qenë prezent duke qenë se unë kam punuar për një projekt të qeverisë amerikane USAID.

Është një miks ndjesish. Mund t’u them se momentalisht ka shumë debat për këtë çështje momente të bukura për mua ka patur plot nga Afganistani dhe nga njohja me njerëzit dhe bashkëpunimi. Unë nuk kam jetuar në “Green Zone” por në një zonë të mbrojtur mirë nga sigurim privat”.