Kryeministri Edi Rama ka kujtuar nënën e tij.
Gjatë fjalës që mbajti, Rama përshëndeti miqtë e tij polakë dhe tha se ata i kujtojnë të ëmën e ndjerë, pasi Aneta kishte studiuar në Poloni dhe fliste gjuhën e tyre.
“Dua t’i falenderoj miqtë polak. Më vjen keq që e ndjera nëna ime që nuk është sot më. Ajo kishte studiuar në Poloni, fliste polonisht dhe sa herë që më shikonte në televizor që takoja ndonjë polak, me thoshte ‘hë çfarë thotë’. Sikur të kisha takuar ndonjë kushëri polak që kishte kohë që s’i kishte shkuar për vizitë,”- tha Rama ndër të tjera.