Saimiri dhe Meri kanë kaluar një ditë mjaft të këndshme dhe argëtuese, teksa ajo i kishte bërë edhe një surprizë 33-vjeçarit.
Duke qenë se në takimin në vilë ku të gjitha vajzat përgatitën nga një pjatë për Saimirin, Meri nuk ishte, ajo vendosi t’i bëjë atij byrek.
Madje Meri i ka mësuar edhe Saimirit si të hapë petët e byrekut. Saimiri: S’ka më bukur se natyra, e kam shumë qejf. Në Shqipërinë tonë çdo gjë e ndjej më shumë, më me zemër.
Meri: Është normale, ke lënë zemrën këtu edhe pse jeton atje. Dua të bëj diçka tradicionale dhe ti do më ndihmosh mua të bëjmë një byrek në saç.
Saimiri: Mos më bëj të çohem unë se po u çova do lëpish gishtat. Me çfarë do e bësh?Meri: Dua ta bëj me spinaq, majdanoz, qepë…Tani vjen pjesa më e bukur sepse do vish të më ndihmosh.
Saimiri: Do hapim petët? Bobo! Më të vështirën më le mua! Si të duket kjo? Byreku i parë në jetën time, ia dolëm më në fund!
Meri sot u kënaqa, jo vetëm nga natyra e bukur që më solle këtu, por edhe byrekun që bëre për mua, më ktheve në fëmijërinë time.
Meri: Këtë meritë e kemi të dy sepse gjithë atë punë të madhe, më ndihmove edhe ti. Saimiri: Ti ke qenë një nga të preferuarat e mia që në natën e parë, kur unë të kam parë atje tek vila. Sa herë jam me ty kam një ndjesi shumë të veçantë, ndihem shumë mirë. Shpresoj që kjo ndjenjë mos të shuhet k urrë.